Të paktën 10 persona në bordin e një avioni të Spirit Airlines nga Dallas në Orlando në SHBA u dërguan në spitale pasi një zjarr i një baterie e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente në Jacksonville të mërkurën, thanë zyrtarët.

Sipas nbcnews, bateria e pajisjes u ndez dhe ekuipazhi, me ndihmën e pasagjerëve, përfshirë një zjarrfikës në pension, arritën të shuanin zjarrin.

“Ata bënë një punë të mrekullueshme”, tha një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve.

Në imazhet e shpërndara në rrjetet sociale, mund të shihet tymi që mbushi kabinën e avionit. Linja ajrore tha se sendi personal i një pasagjeri shkaktoi zjarrin.

“Një zjarrfikës në pension u përgjigj menjëherë ndërsa ekuipazhi i fluturimit u fut dhe u përpoq të hidhte ujë dhe u deshën rreth 20 minuta,” përshkroi një pasagjer.

“Piloti e zbriti avionin shumë shpejt. Ne patëm një ulje vërtet të qetë, por ishte shumë e frikshme derisa kuptuam se ishim në tokë dhe të sigurt”, shtoi Kerri Arakawa. Administrata Federale e Aviacionit do të kryejë një hetim për incidentin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb