Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Sport Neës” në televizionin më të madh informativ në vend, “Neës24”, ka folur në lidhje me situatën aktuale të tijë dhe të skuadrës që ai drejtor.

Shehi ka theksuar se ky sezon duhet të përfundojë pavarësisht vështirësive, sidomos sa u takon përgatitjeve në distancë pasi futbolli është një sport kolektiv dhe ai uron që stërvitja në fushë të nisë sa më shpejt.

Trajneri i Kukësit shpreson që kampionati të mbyllet rregullisht dhe ekipet të luajnë fatet e tyre, ndonëse pritet që korriku të shënojë përfundimin e sezonit të rregullt, teksa pranon që ekipi i tij vijon të jetë brenda objektivave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb