9 pikë diferencë 9 javë përpara fundit janë shumë, aq më tepër që rivali i tyre, Tirana nuk di të ndalet. Kukësi vijon të shpresoj në një mrekulli, vijon të shpresoj që bardheblutë të ndalen por në të njëjtën kohë duhet të bëjnë llogaritë me ndeshjet e tyre. Ndaj Luftëtarit, Orges Shehi shijoi fitoren e parë, pas një barazimi dhe një humbje, një fitore që erdhi vetëm në minutën e 95-të në një ndeshje që e ndërlikuan më shumë seç duhej.

Klasi i individëve në ekipin verilindorë nuk vihet në diskutim por Luftëtari i vërtetoi se duhet diçka më shumë se sa klasi i Abazaj me shokë për të mbyllur një takim. Freskia e talenteve gjirokastrit dhe dëshira e tyre për tu promovuar vendosën jo pak në sikelt Kukësin. Koha dhe kalendari nuk janë aspak në favor të Orges Shehit dhe të besuarve të tij, këtë të diel duhet të bëjnë llogaritë me Partizanin, një rival i etur për pikë ndërsa Tirana luan në transfertë përballë Luftëtarit. Çdo pikë e lënë, çdo javë që kalon, largon gjithnjë e më shumë Kukësin nga objektivi i imponuar i Sefet Gjicit, titulli kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: