Ka nisur ditën e sotme shembja e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës, e parashikuar për t’u bërë hidrocentral. Në janar të këtij vitit, u anulua leja për ndërtimin e këtij HEC-i, ndërsa sot ka nisur shembja e digës së ndërtuar në dalje të Kanionit.

Lidhur me vendimin për prishjen e digës ka reaguar dhe kryebashkiaku i Gramshit, Klodian Taçe, i cili thekson se ka ikur koha kur vendi përbuzej dhe pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash.


“Të dashur qytetarët e mi, me kënaqësi dua t’ju njoftoj se është marrë vendimi për prishjen e digës së betonit pranë Kanionit të Holtës. Edhe njëher doja të falënderoja ?të gjithë ata që reaguan dhe mbështetën, se bashku me mua, interesin e qytetarëve të Gramshit. Falenderoj? veçanërisht ministren përkatëse, zonjën e nderuar Belinda Balluku e cila u përgjigj pozitivisht shqetësimit tonë, spektrin politikë ku unë bëj pjesë që na mbështetën me reagimin e menjëhershëm, banorët e zonës, aktivistët e ndryshëm që dolën në mbrojtje të një kauze? të drejtë dhe të gjitha mediat që i dhanë jehonë problemit të qytetarëve të Gramshit.

Iku koha kur Bashkia e Gramshit përbuzej dhe pasuritë e shumta natyrore përdoreshin për përfitime personale të një grupi të caktuar personash. Bashkia Gramsh nën drejtimin tim nuk do lejoj asnjë investim, sado strategjik të jetë nëse cënon pasuritë natyrore të zonës. Janë pasuri që na i ka falur zoti dhe nuk duhet të keqpërdoren. Bashkia nën drejtimin tim do udhëhiqet gjithmonë drejt interesave qytetare”, shkruan kryebashkiaku, i cili publikon edhe një video nga shembja e dibës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb