“News 24” dhe “BalkanWeb” kanë siguruar të tjera pamje nga shembja e një pjese të rrugës qendrore të qytetit të Beratit. 3-vjet pas përfundimit të investimit më të madh në qytet, rruga është shembur në aksin Polici-Stadiumi Tomorri ç’ka ka sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Siç shihni edhe nga pamjet rruga është çare dhe është shembur në njërin krah, gjatë qarkullimit të automjeteve në rrugë.

Një automjet që ishte në ecje përgjatë këtij aksi, ka rënë në gropën e shembur në rrugë. Automjeti ka pësuar dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, ndërkohë që dëmtimi i rrugës në këtë segment ka vështirësuar mjaft qarkullimin e mjeteve në rrethrrotullimin e stadiumit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar specialistë të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e Beratit, të cilët kanë rrethuar vendin dhe kanë pezulluar qarkullimin e mjeteve pranë rrugës së shembur.

Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie deklarojnë se, do të punohet gjatë gjithë natës për riparimin e rrugës së shembur, që mendohet të përfundojë nesër në mesditë. Specialistët e kësaj drejtorie bëjnë me dije se, rruga ka shkarë dhe më pas është shembur për shkak të shembjes së njërit krah të murit mbajtës nëntokësor të kanalizimeve të ujërave të zeza.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: