Në ditën e 20-të të grevës së urisë gjendja shëndetësore e grave grevistë sa vjen e rëndohet.

Por pavarësisht kësaj, ato janë të vëndosura në kauzën e tyre dhe deklarojnë se nuk dalin pa marrë pagat e prapambetura.

Grevistet po ashtu shprehen se kanë tashmë edhe shqetësimin për familjen e fëmijet pasi virozat janë përhapur dhe fëmijët duan përkujdesje.

“Ne jemi të vendosura se s’kemi vend tjetër, s’kemi gjë në dorë. Po presim nga kryeministri të na japë ato që na takojnë”,- u shpreh njëra prej tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb