Nice zhvilloi mbrëmë ndeshjen e javës së 23 në “Ligue 1” kundër Metz dhe padyshim që Mario Balotelli nuk mungoi me protagonizmin e tij.

Sulmuesi italian në minutën e 58-t merr përsipër ekzekutimin e një penalltie të cilën e finalizon vetëm pas tentativës së dytë, duke barazuar përkohësisht rezultatin. Në këtë moment fton tifozët vendas të heshtin pasi përgjatë gjithë lojës e kishin vërshëllyer.

Fatkeqësisht për të kjo nuk ndodhi pasi pak më vonë Nice do të pësonte golin e dytë dhe si rrjedhojë do të humbiste ndeshjen. Një sfidë e tensionuar ku edhe u evidentuan fyerje ndaj futbollistin me ngjyrë të Nicë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb