Tedi Cara ishte protagonisti i minutave të para në sfidën Kukësi-Partizani, i cili në minutën e 14’ realizoi një supergol nga goditja e dënimit për të kaluar “Demat” në avantazh.

Gjatë festimit të tij, futbollisti i të kuqve u godit me shishe në fytyrë gjatë festimit të golit nga tifozët verilindorë, duke pësuar një të çarë poshtë syrit.

Për këtë arsye Cara u zëvendësua duke mundur të mos e vazhdonte dot më lojën dhe në vendin e tij u fut Cvetanoski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb