Marseille ka mundur 4-1 Sporting, në takimin e vlefshëm për Champions League. Mysafirët portugez shënuan shumë shpejt me Trincaon, duke të dhënë përshtypjen se do të dilnin me pikë.

Gjithsesi, përmbysja vjen brenda pjesës së parë. Ekuilibrat i vendosi Sanchez (ish lojtar i Interit ), ndërsa Harit kaloi në epërsi vendasit për herë të parë në këtë ndeshje.

Sporting komplikon gjithçka pas daljes me të kuqte të Adan (23’), pasi ekipi i Tudor thelloi avantazhin me Belardi. Në pjesën e dytë ra ndjeshëm ritmi, teksa vlen të përmendet vetëm goli i Mbemba.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: