“Poker” golash për një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Inter nuk fal asgjë, luan me të njëjtin intensitet, me të njëjtin stil dhe sërish i falet fuqisë së Romelu Lukakut, autor i një “dopjetë” përballë Cagliar. Sulmuesi belg po kalon një formë të jashtëzakonshme, shënoi që në minutën e parë, të njëjtën gjë bëri dhe me fillimin e pjesës së dytë duke hipotekuar kualifikimin, më herët ishte B.Valero që kishte dyfishuar shifrat ndërsa Ranochia kompletoi “pokerin” e golave. Tifozët ziklatër rigjejnë më në fund një idhull të ri, Romelu Lukalu, për këtë është i vetëdijshëm edhe sulmuesi belg:

“Inter ishte opsioni më i mirë për karrierën time, jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi. Në çdo ndeshje un jap maksimumin tim për skuadrën, kjo është mënyra ime e të luajturit futboll, shoh që edhe tifozëve i pëlqen, duhet të vazhdoj kështu. Titulli kampion? Nuk flas për titull, mendoj vetëm për Leccen”, u shpreh Lukaku pas ndeshjes. Nuk preferon të flas as për titull e as për merkato, Antonio Conte, pavarësisht se klubi ziklatër është shumë i përfshirë në këtë sesion:

“Mendoj se drejtori ishte i qartë kur theksoi se nuk ka shumë para, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të gjejmë zgjidhje më lojtarët që kemi në dispozicion. E shoh të vështirë që në këtë merkato të gjesh opsione të mira por idetë nuk mungojnë. Nëse nuk ke para duhet të jesh inteligjent”, theksoi Conte. Lëvizja e radhës e klubit ziklatër është në dalje me Politanon që rikthehet tek Roma si pjesë e shkëmbit me Spinazzola, të dy të transferuar në formë huazimi me të drejtë blerje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: