Qindra turistë ukrainas “shpërthyen” nga aeroporti i Kievit duke refuzuar të kalojnë në karantinën e coronavirusit të organizuar nga shteti pasi fluturuan nga Vietnami.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 238 ukrainasit, të cilët ishin bllokuar në Vietnam për shkak të shpërthimit të coronavirusit, arritën në kryeqytetin e tyre pasi u riatdhesuan nga Ho Chi Minh.

Ndërkohë pamjet e publikuara tregojnë ata duke dashur të kalojnë me dhunë përmes oficerëve të kontrollit.

Autoritetet ukrainase kërkuan që turistët të shkojnë në karantinë në hotelet e aeroportit për dy javë.

Kjo ose do të ishte falas në objektet themelore ose me një kosto për person për “hapësira me kushte më të mira”.

Siç thuhet, autobusët ishin duke pritur në aeroport për të dërguar turistët në karantinën e shtetit.

Shumica e tyre refuzuan dhe në vend të kësaj u kthyen në shtëpi në mënyrë të pavarur.

Policia bëri të qartë se turistët pritej tani të izolohen për dy javë në shtëpi.

Ndryshe, thuhet se ka pasur 480 raste të konfirmuara të coronavirusit në Ukrainë, me 11 vdekje të raportuara.

Ndërkohë ish-futbollisti ukrainas Aindriy Shevchenko e krahasoi pandeminë e coronavirusit me katastrofën bërthamore të Çernobilit që ndodhi në atdheun e tij të Ukrainës në 1986.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb