Nuk është aspak e çuditshme të shihen tensione në Kuvende dhe përplasje mes deputetëve dhe ministrave.

Kësaj radhe këto tensione kanë ndodhur në seancën plenare të parlamentit afrikan në Gana.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një përleshje masive shpërtheu mes deputetëve e zyrtarëve qeveritarë mbrëmjen e së hënës, në Kuvendin e Ganës përderisa po zhvillohej debati për një taksë ndaj transaksioneve elektronike, çështje që i ka përçarë ligjvënësit.

Taksa prej 1.75 për qind, e cila do t’i prekte pagesat e kryera përmes telefonit, është kundërshtuar ashpër nga opozita që nga muaji i kaluar, kur u propozua për herë të parë, dhe e ka mbajtur pezull miratimin e buxhetit kombëtar.

Ndërkohë nga pamjet e mediave të huaja duket momenti kur deputetët vrapojnë drejt foltores, pasi kryetari Alban Bagbin sugjeroi se taksa do të debatohet dhe do të votohet sipas një procedure të përshpejtuar. Ministri është sulmuar me grushte e shpulla, ndërsa të tjerët mundoheshin që t’i qetësonin personat gjaknxehtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb