Mjafton një penallti në minutën e 89-të për ta shndërruar një sfidë të moshave në një dhunë të paparë, një sherr masiv ku përfshihen të gjithë, lojtarë, stafe drejtuese, prindër, tifozë. Skena të tilla, aspak të hijshme vijnë nga U-19 gjatë ndeshjes ndërmjet Football Republic U-19 me Teuta U19. Ndeshja ishte 1-1 deri në minutën e 89-të ku gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh në favor të ekipit vendas, sulmuesi u tregua i saktë duke kaluar ekipin e tij në avantazh, ajo që ndodhi më pas është një skenë e turpshme që të lë një shije të keqe pasi vjen nga futbolli i moshave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb