Super sfida në kampionatin portugez ndërmjet Porto dhe Sporting Lisbona degjeneroi në dhunë. Sfida u mbyll me rezultatin 2-2, një barazim që i lejon Portos të ruaj diferencën prej 6 pikësh në raport me rivalin e tyre të përjetshëm, Sporting Lisbona. Ndeshja kishte jo pak tension teksa në minutën e 49-të, Coates u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lenë Sporting me dhjetë lojtarë.

Në fundin e ndeshjes, të gjithë lojtarët, të dy ekipeve, stafet drejtuese etj, u përfshin në një sherr masiv ndërmjet tyre, grushte, shkelma, një shfaqe e denjë për një ndeshje boksi. Sigurisht nuk mund të mungonte në një situatë të tillë Pepe i cili u ndëshkua me karton të kuq. Pepe dhe Marchesin u ndëshkuan me të kuqe për Porton ndërsa me karton të kuq për Sporting u ndëshkuan Palhinha dhe Tabata.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb