Sherr me thika në Skrapar. Burime jozyrtare konfirmojnë se dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë pas një konflikti me thika me njëri-tjetrin. Policia e Beratit deklaron se ka qenë një 33-vjeçar ka goditur me thikë dy të rinj 22 dhe 20 vjeç.

Ndërkohë që raportohet se të rinjtë janë konfliktuar rreth orës 12:00 në pazarin e qytetit, fillimisht me fjalë ofenduese dhe më pas me grushta e thika.

Dy të rinjtë janë nisur me helikoper drejt Tiranës në gjendje të rëndë.

“Më datë 20.02.2021, rreth orës 12:20, shtetasi Xh.M, 33 vjeç, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.M, 22 vjeç dhe shtetasin A.Ç, 20 vjeç.
Shtetasit e dëmtuar janë nisur me ambulancë në drejtim të spitalit Tiranë për mjekim me të specializuar. Grupi hetimor po kryen veprimet, dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: