Një ‘shfaqje’ e pazakontë në qytetin e Lezhës. Nuk dihet se për çfarë arsye një polic ka ndaluar një të ri dhe ndërsa ai e qëllon në fytyrë me pëllëmbë punonjësin e Policisë së Shtetit, efektivi reagon menjëherë duke ‘mbytur’ në grushta kokës dhe barkut.

Në videon e publikuar nga Jeta Osh Qejf, duket se si polici godet pa pushim personin në fjalë dhe vetëm me ndërhyrjen e kolegut të tij që ia shkëput me zor nga duart, arrin të ndalojë së grushtuari. Nuk dihet shkaku i këtij sherri por dhuna nga të dyja palët nuk është ligjërisht e lejuar, ndërkohë pritet reagimi i policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb