Mbipopullimi në urbanet e kryeqytetit ka sjellë shpesh konflikte dhe përplasje mes qytetarëve, por nuk kanë munguar as xhepistat dhe maniakët.

Ndërsa sot në një nga urbanët e linjës së Tiranës së Re, ka ndodhur një sherr mes një të riu dhe shoferit të urbanit. Ata kanë debatuar ashpër dhe madje me sharje e ofendime, deri sa në një moment, me të mbërritur në stacionin e radhës tek Komuna e Parisit, shoferi ka rrëmbyer një hekur në dorë dhe i është afruar të riut duke e kërcënuar se do ta godiste.


Sherri ne urbanin e Tiranes se Re by gazetaexpress-shqiperi

Në videon e publikuar nga Express shihet i riu teksa vrapon, e ndërsa shoferi që ka lënë autobusin dhe sulet me hekur në dorë drejt tij. E gjithë ngjarja ka shkaktuar panik mes qytetarëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: