Sherret mes bandave rivale në burgut më famëkeq të Brazilit, Alcacuz, nuk kanë të sosur. Prej javësh mediat botërore kanë raportuar për vdekje masive të të burgosurve pas rrahjeve brutale mes njëri-tjetrit që shpesh kanë përfunduar edhe me prerje koke. Por metodat çnjerëzore të të burgosurve atje kanë shkuar në një nivel tjetër pas pamjeve të tmerrshme të publikuara sëfundmi.

Në një video të bërë virale në internet, duke disa të burgosur që po bëjnë barbekju, por jo ashtu siç të gjithë jemi mësuar me mishra kafshësh të ndryshme, por me mishin e  mbetur nga rivalët e tyre të vrarë në burg.

Kjo metodë kanibaleske u filmua disa ditë pasi 26 të burgosur u vranë, disa prej të cilëve edhe me prerje koke. Policia po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar për të ndarë bandat rivale në ndërtesë me një mur me kontenierë për të shmangur kaosin mes të burgosurve.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: