Në “El Clasico” që u mbyll pa gola, surpriza më e madhe u regjistrua jashtë fushës së lojës. Vazhdon me polemika jehona e sfidës së parë sezonale në La Liga, mes Atletico Madrid dhe Real Madrid. Mediat iberike flasin për një sherr mes Diego Simeones dhe Sergio Ramos në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes në stadiumin “Wanda Metropolitan”. Trajneri Atletico dhe kapiteni i Real u përplasën fort verbalisht, ndërsa ndërhyrja e futbollistëve dhe stafeve teknike evitoi përplasjen fizike. Gjithçka nisi në fundin e pjesës së parë. Siç duket qartë në këtë video, Sergio Ramos iu drejtua me fjalë fyese vijërojtësit.

Gjithçka ndodhi pranë pankinës së Atletico dhe Simeone dëgjoi gjithSimeone dëgjoi gjithçka. Që nga ky moment, trajneri argjentinas kërkoi ndëshkimin e mbrojtësit, por diçka e tillë nuk ndodhi. Kur përfundoi pjesa e parë Ramos iu afruar Simeones dhe e preku në faqe.

1569701218 012325 1569701497 Noticia Normal
1569701218 012325 1569701497 Noticia Normal

Përpara kamerave nuk ndodhi asgjë, ndërsa në tunel të dy u përballën sërish dhe për pak u kapën me grushte. Atletico Madrid ka vendosur të reklamojë në Komisionin e Disiplinës sjelljën në fushë të Sergio Ramoës, që sipas mediave në vend rrezikon një pezullim deri në katër ndeshje.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb