Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka pasur përplasje mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe PDK-së, pas deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Por, kjo përplasje duket se nuk i ka bërë fort përshtypje deputetes së re të Kuvendit, Adriana Matoshit.

Teksa kolegët e saj po përplaseshin verbalisht, ajo ka shfrytëzuar atë moment që të bëjë video.

Fillimisht duket se i bën video vetes, e më pas e kthen telefonin edhe në drejtim të daljes së Kuvendit dhe incizon kolegët. Këtë video e ka postuar më pas në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb