LONDER- Një moment që nisi si lojë, e më pas përfundojë në një sherr mes shumë personave. E tilla ka qenë dhe ngjarja e regjistruar dje në një tren në Londër, rreth orës 12.54.

‘Daily Mail’ ka publikuar sot një video ku shihet se si një grua i vendos dikujt në sediljen që ka para një panine në kokë. Kjo ka krijuar të qeshura mes një grupi të rinjsh. Gjithçka nisi me shaka dhe personi që ra pre, një djalë, pasi hiqte paninen nga koka e tij e hidhte atë nga dritarja e trenit.

Episodi që u përsërit disa herë ngjalli më pas irritime tek një grup femrash, të cilat nisën që të ziheshin mes tyre. Pas kësaj edhe djalit që i vendosej panine në kokë e humbi durimin, ndërsa është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë për të qetësuar turmën e njerëzve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: