Ukraina është në luftë pas sulmit të Rusisë të nisur mëngjesin e sotëm, fillimisht ndaj bazave ushtarake.

Ky është momenti kur raketat ruse fluturojnë në ajër dhe tanket të kalojnë pranë gazetarit të CNN Frederick Pleitgen që po raportonte ‘live’ teksa duket se po shkojnë drejt Ukrainës nga Belgorod, Rusi.

Raketat kalojnë duke zbardhur qiellin.
“Mund t’i shihni dhe t’i dëgjoni pikërisht tani. Jam në pikën e fundit, në anën ruse. Është një kolonë tankesh që po kalojnë. Mjetet e tyre janë shumë të pista, janë të mbuluara me baltë. Këto mjete po lëvizin përpara për në territorin e Ukrainës. Duket që mjetet ushtarake të Rusisë po lëvizin drejt Ukrainës”, shpjegon gazetari i CNN, i vendosur në pikën e fundit në territorin rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: