Në këtë varr të harruar e të shkallmuar prehen eshtrat e Presidentit të parë të Republiks së Shqipërisë, Doktor Omer Nishani.

Siç tregojnë pamjet e filmuara mesditen e të enjtes, mermeri i vjetër e i rrënuar që mbulon varrin është shkepur keqazi.

Pamja e shëmtuar e varrit të një personaliteti të shtetit shqipëtarë, që çuditërisht nuk është vënë re nga punonjësit që mirëmbajnë varrezat e sharrës, është pikasur nga personat që merrnin pjesë në ceremoninë e varrimit të gruas së diktatorit Enver Hoxha, që ndodhet në të njëjtën parcelë pak metra më tutje.

Me profesion mjek, Omer Nishani njihet në histori si antizogist dhe antifashist, dhe ka marrë pjesë me armë në dorë në luftën e dytë botërore deri në clirimin e vendit.

Pas Çlirimit ai u emërua filllimisht ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë më pas deputet dhe në fund kryetar i Presidiumit të Kuvendit që në atë kohë mbante edhe postin e presidentit të republikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb