Një video e postuar në Twitter, që brenda pak minutave është bërë virale, tregon më së miri se si përhapet koronavirusi, që është kthyer në një alarm botëror, për shkak të përhapjes masive në gjithë globin.

Në video shihet se si duhet mbajtur higjiena në nivel, me qëllim që të shmanget kontakti me virusin vdekjeprurës, që ka ngritur në këmbë botën.

Videoja është realizuar nga ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite, dhe ka për qëllim të rrisë vetëdijen e qytetarëve, në mënyrë që të kenë më shumë kujdes ngado që lëvizin.

Kjo video është mjaft e rëndësishme edhe për shqiptarët, tashmë q virusi vdekjeprurës ka mbërritur, duke infektuar gjashtë persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb