Një urë e gjatë në jug-lindje të Kinës u shkatërrua nga një shpërthim i kontrolluar për t’i hapur rrugën ndërtimit të një mbikalimi të ri më të gjatë dhe më të gjerë.

Ura Ji’an Ganjiang shtrihej mbi lumin Gan në provincën Jiangxi dhe nuk mund të plotësonte më kërkesat e trafikut të popullsisë në rritje.

Kështu, autoritetet lokale miratuan planin për të rrëzuar urën 23-vjeçare, pas viteve të fundit të riparimeve dhe përmirësimeve që nuk arritën të përmirësonin sigurinë e strukturës.

Autostrada me shumë korsi u shkatërrua në orën 10:18 në kohën lokale, ndërsa u ndoq nga qindra banorë.

Punëtorët vendosën disa ton eksploziv në katër kolonat kryesore të urës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb