Shirat izolojnë banorët e fshatit Gosë e Vogël në Rrogozhinë. Gazetari Kelmend Baçi raporton se e gjithë rruga që ata duhet të përshkruajnë për të dalë apo hyrë në fshat është nën pushtetin e uji ndërsa situata përsëritet prej disa vitesh. Banorët nuk mund të dalin nga apo hyjnë në fshat pa ndihmën e automjeteve.

Problemi i përmbytjes së rrugës kryesore të fshatit ka ardhur si pasojë e përplasjes në qendër të tij të tre përrenjëve dhe planifikimit të gabuar në projektin e rikonstruksionit të kësaj rruge disa vite më parë. Që nga ajo kohë banorët vuajnë pasojat e izolimit të tyre nga çdo reshje. Përveç izolimit të banorëve uji ka pushtuar edhe oborrin e shkollës dhe në shumë raste vërshon edhe në katin e parë, duke pamundësuar zhvillimin normal të procesit mësimor ndërsa pjesa më e madhe e nxënësve të saj duhet të shkojnë në shkollë me automjete pasi ecja në këmbë është pamundur.

Në ndihmë të banorëve dhe fëmijëve në disa raste ka ardhur edhe furgoni i policisë. Për ti paraprirë kësaj situate dhe zgjidhjes së problemit vetëm dy javë më parë banorët protestuan në qendër të fshatit por zëri i tyre ra në vesh të shurdhër nga ana e pushtetit vendor dhe Bashkisë Rrogozhinë.

(a.k/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb