Inter dhuroi një paraqitje pozitive në miqësoren kundër Lugano-s duke siguruar një fitore me “poker” golash. Kristjan Asllani zbriti sërish në fushë si titullarë duke dhuruar një paraqitje shumë pozitive, për më tepër nga këmbët e tij lindi dhe goli i parë, duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje nga këndi.

Simone Inzaghi nuk i kurseu elozhet për yllin kuqezi:

“Tregoi se ka një personalitet të madh, përpara ka Brozovic, por për ne do të jetë një vlerë e shtuar për të gjithë vitin”, u shpreh trajneri i Inter duke u ndalur më pas te dyshja Lukaku-Martinez:

“Vitin e shkuar kishim sulmin më të mirë, por për fat tani kemi dhe Lukakun. Ai dhe Lautaro njihen shumë mirë, janë dy kampionë, por kemi edhe Correa e Dzeko”, theksoi Inzaghi duke mos përmendur Aleksis Sanchez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb