Shkëndija bën detyrën në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League, duke mundur 2-0 Ararat Yerevan të Armenisë. Ekipi i drejtuar nga Shaqiri vendosi ndeshjen në shinat e duhura që në minutën e 21-të. Doriev dha një assist për Shalën, me këtë të fundit që çoi topin në fundin e rrjetës.

Goli i dytë dhe i sigurisë do vinte atëherë kur nuk pritje. Në fundin  e fraksionit, Doriev do dhuronte assistin e dytë personal, por këtë radhë për Nafiun.

Pjesa e dytë nuk do sillte asgjë, përveç disa aksioneve sporadike. Shkëndija hedh kështu një hap të rëndësishëm para për kualifikimin që do vendoset pas një jave.

1-0 fiton edhe Gjilani. Ekipi dardan u mjaftua me një gol ndaj letonezëve të FK Liepaja. Autor i golit do ishte Dabiqaj, në minutën e 37-të.
 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: