Shkëndija e Tetovës ka arritur sot falë fitores 2-0 kundër Shkupit të shpallet matematikisht fituese e kampionatit në Maqedoni.

Falë golave të Radeskit dhe Ibrahimit në këtë ndeshje skuadra shqiptare ka siguruar titullin e 2 në histori.

Në fund ka shpërthyer edhe festa legjitime e skuadrës, e cila nuk ka harruar të përgëzojë edhe tifozët ultras, “Ballistët”, të cilët i kanë qëndruar afër përgjatë gjithë sezonit.

Titullin e parë Shkëndija e ka fituar në sezonin 2010-2011, ndërsa kujtojmë se si ekip është themeluar në 27 gusht të 1979 nga etnia shqiptare me banim në Maqedoni.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb