FRANCË

Ministrja e Francës për Industrinë, Agnès Pannier-Runacher është panikosur pasi harroi maskën në makinë.

Ajo shkoi për festimet në Paris për Festën Kombëtare ose siç quhet ndryshe Dita e Bastijës. Me të zbritur nga makina ajo u kujtua se kishte harruar maskën dhe u kthye për ta marrë por makina kishte ikur.

Ajo mbuloi menjëherë hundën dhe gojën me duar dhe kërkoi menjëherë një maskë. Në fakt, shumë prej personave që ishin afër saj as që kishin maskë apo mbanin distancë, por ajo këmbënguli që të kishte menjëherë një maskë.

Tashmë maska është kthyer në një aset të domosdoshëm ndaj COVID-19 teksa OBSH thotë se është e vetmja armë për t’u mbrojtur dhe mos përhapur COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb