Nata e së martës ka gjetur të papërgatitur policinë e shtetit që duket se nuk e kishte parashikuar dhunën e përmasave të tilla nga tifozët italianë dhe ata holandezë. Shenja të qarta të kësaj janë videot që shpërndahen në rrjetet sociale, ku policë të thjeshtë iu është dashur të përballen me turmat e huliganëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si një turmë tifozësh shtrijnë në tokë dhe e qëllojnë me shkopa në kurriz një punonjës police. Sikur të mos ishte për policët e tjerë që afrohen me shpejtësi, gjithçka mund të kishte përfunduar si mos më keq. Akte të tilla dhune sollën plagosjen e 10 policëve ndërsa u arrestuan 60 tifozë.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: