Një banesë në lagjen e komunitetit Rom në Berat është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar totalisht. Ka qenë një shkëndijë elektrike në banesë ajo që ka sjellë edhe rënien e zjarrit të menjëhershëm në këtë banesë, që brenda pak minutave ka përfunduar e shkrumbuar. Si pasojë e rënies së zjarrit banesa e shtetasit Petrit Brahimaj është djegur totalisht, ndërkohë që 4 pjesëtarët e kësaj banese kanë dalë pa lëndime.

Dëmet në banesë janë të mëdha pasi të gjitha orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ishte brenda në banesë janë djegur totalisht. Pas rënies së zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe zjarrfikëseje, që në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Nga ana e policisë po punohet për zbardhje e shkaqeve të rënies së zjarrit në banesën e Petrit Brahimaj, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht zjarri u fik në kohë, duke mos rrezikuar edhe 3 banesa të tjera që ndodheshin pranë banesës që u përfshi nga flakët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb