Një automjet tip “Renault Megana”, me targa AA 832 OO, është djegur gjatë gjatë natës së kaluar, në Durrës, në afërsi të stadiumit “Niko Dovana”.

Mendohet se autorët kanë thyer me mjete të forta xhamat e makinës, kanë çmontuar paketën, kroskotën dhe kasetofonin, dhe më pas i kanë vënë zjarrin. Siç shihet dhe në videon që sjell “BalkanWeb”, zjarri ka shkrumbuar thuajse gjithë mjetin.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Policia bën me dije se makina e djegur ishte në pronësi të shtetases nga Shijaku, R. Gj.

Durrës/Informacion paraprak
Më datë 08.10.2019, rreth mesnatës, në lagjen Nr.18, Durrës është djegur pjesërisht mjeti i parkuar, tip ” Renault Megana” në pronësi të shtetases R.Gj., banuese në Shijak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb