Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Milot-Thumanë.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Patokut, ku siç shihet në pamjet që sjell “BalkanWeb”, makina është djegur totalisht.

Sipas burimeve, mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë, Imer Uka.

Shkaku i djegies dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb