Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gramsh.

Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton për “BalkanWeb” se është djegur një banesë në fshatin Gribe. Si pasojë, janë shkrumbuar të gjitha orenditë e shtëpisë dhe 700 mijë lekë të vjetra. Për fat të mirë në momentin e rënies së zjarrit nuk ndodhej asnjë njeri në shtëpi.

Banesa ishte në pronësi të Refit Kalës, ndërsa në të banonim tre persona. Vlen të përmendet se ka shpëtuar mrekullisht vajza e familjes, 24-vjeçarja e sëmurë tretaplegjike. Kyrefamiljari Kala apelon për ndihmë, pasi thotë se ka mbetur në mes të katër rrugëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: