Sot u luajtën disa nga ndeshjet e turit të parë kualifikueseve të Champions League.Ballkani barazoi 1-1 në shtëpi me lituanezët e Zalgiris. Sfida do zhbllokohej që në minutën e 15-të me Gripshin, i cili shfrytëzon sicc duhet një assist të Krasniqit. Barazimi do vinte nga Buff, 10 minuta më pas. Kështu, kualifikimi mbetet i hapur për sfidën tjetër.

Shkupi tregon karakter dhe mposht 3-0 modestët nga Gjibraltari, Lincoln Red. Brenda 30 minutash, ekipi nga Maqedonia e Veriut realizoi 2 gola me Danfa dhe Adetunji.Shkupjanët do i vështirësonin punën vetes me daljen me të kuqe të gjeorgjianit, Gagi Margvelashvili në minutën e 54-të, por asgjë për t’u shqetësuar pasi goli i 3-të do vinte nga Chipolina (62’). Djemtë e drejtuar nga Sedloski marrin një rezultat të rëndësishëm dhe shkojnë të qetë në sfidën e kthimit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: