RUSI

Pamjet që po shihni vijnë nga Rusi dhe janë regjistruar në rajonin e Tula-s.
Shoferin e një kamioni duket se e ka zënë gjumi dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, duke thyer edhe bordurën e autostradës dhe duke fluturuar në korsinë tjetër.

Pamjet impresionuese janë regjistruar nga telekamera e sigurisë në bordin e kamionit tjetër që është përplasur.

Bilanci i aksidentit është një i vdekur dhe disa të plagosur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb