VLORË- Me pantallona treçerekshe, bluzë sportive e atlete, një djalë i zakonshëm në pamje të parë por me akuza të rënda nga shteti s pjesë e një grupi kriminal.

Kështu është shfaqur Besmir Lupi, 32-vjeçari i konsideruar bashkëpunëtor i Met Kananit, i ashtuquajturi “Escobar i Ballkanit” që u arrestua në Turqi për trafik droge.

Ndërsa Kanani ishte kreu i bandës, Lupi ishte një anëtar i saj dhe ndaj tij më 11 maj të këtij viti, gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur “Arrest me burg” për “trafik narkotikësh” dhe “Krijim i grupit të strukturuar kriminal”.

Lupi është arrestuar në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kanani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb