KOSOVE – Një adoleshente është rrahur mizorisht nga familjarët e saj, në oborrin e shkollës “12 Maji”, në Rahovec të Kosovës.

Vajza me iniciale Sh.B. është nxjerrë me dhunë në oborrin e shkollës nga prindërit e saj, të cilët pasi e kanë rrahur me grushte e shkelma, e kanë tërhequr zvarrë duke e futur në makinë.

Skenat e tmerrshme janë parë nga nxënësit e shkollës, të cilët janë shokuar nga dhuna që po ushtrohej ndaj shoqes së tyre. Gjimnazistët e kanë filmuar ngjarjen me celular, ndërsa tashmë videoja është shpërndarë në media dhe në rrjetet sociale.

‘Botapress’ shkruan se personat që ushtrojnë dhunë ndaj vajzës janë nga fshati Dejnë i komunës së Rahovecit. Ndërkohë nuk dihet ende arsyeja që i ka shtyrë prindërit të dhunojnë mizorisht vajzën e tyre.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb