Policia është vënë në alarm për identifikimin e disa të rinjve që janë filmuar duke dhunuar barbarisht një bashkëmoshatar të tyre. Videoja me pamje të rënda iu është shpërndarë 6 komisariateve në Tiranë, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, por nuk përjashtohet mundësia që të këtë ndodhur në ndonjë qytet tjetër.

Në videon e siguruar nga News24 dhe BalkanWeb duket një adoleshent i rrethuar nga një grup djemsh që e godasin njëri pas tjetrit në fytyrë dhe në trup dhe e detyrojnë të thotë fjalë të turpshme, denigruese.

Djali qan me ngashërim, ndërsa djemtë e godasin me shqelma. Në pamje nuk shfaqen në mënyrë të dukshme fytyrat e agresorëve, duke vështirësuar identifikimin e tyre nga policia. Nuk është e qartë koha kur ka ndodhur ngjarja, pasi nuk është bërë i mundur as identifikimi i djalit që ka rënë pre e bulizmit.

https://www.youtube.com/watch?v=etZMwfyVaqs&feature=youtu.be

Gazetarja Klodiana Lala ka biseduar me shefa komisariatesh dhe specialistë të cilët i kanë konfirmuar se videoja në fjalë është marrë nga policia sot në mesditë. Menjëherë iu është shpërndarë specialistëve të zonës dhe është kërkuar me urgjencë t’i gjejnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb