Një video shokuese, e regjistruar në Grays Harbor në Washington, po qarkullon në rrjetet sociale. Në pamje duket një burrë që terrorizon një fëmijë rreth 4 vjeç, duke e hedhur nga ura në lumë. Sipas personit që ka xhiruar videon, në vendin e ngjarjes ndodhej edhe nëna e fëmijës, ndërsa i vogli u zhyt në ujë duke ulëritur e duke qarë.

Djaloshi që publikoi videon tha se kishte njoftuar menjëherë policinë, dhe tashmë autoritetet po punojnë për identifikimin e personit që hodhi fëmijën nga ura.
Me sa duket gjithçka ka qenë një lojë, por pamjet janë vërtet shokuese.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/100008297507552/videos/1825454267741139/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: