SHBA

Protesta masive kanë shpërthyer ecdhe në Nju Jork, pas publikimit të një videoje, ku shihet një 41-vjeçar me ngjyrë, të cilit polici, përveç prangave, i vendos edhe një kapuç në kokë e më pas i vendos gjurin në qafë, duke i shkaktuar vdekjen nga asfiksia.

Ngjarja dramatike ku gjeti vdekjen Daniel Prude është regjistruar në 23 mars. Kjo video shfaqet disa javë përpara vdekjes së George Floyd që shkaktoi demonstrata në mbarë Amerikën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vëllai i Daniel Prude, Joe Prude tha se shihet qartë në video se të vëllanë ia trajtojnë në një mënyrë aspak njerëzore, pasi e uliin në tokë të zhveshur.

Joe Prude tha se edhe sa vdekje duhet që të vdesin, që shoqëria të kuptojë që autoritetet veprojnë në masë me racizëm ndaj njerëzve me ngjyrë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb