Regjisori Robert Budina ka shkuar para komisariatit nr.1 në Tiranë ku mbahen të shoqëruar 4 aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Budina sqaron se aktivistët donin të futeshin në pedonalen e Tiranës, por policët i kanë ndaluar dhe goditur.

Sipas tij policët gjithashtu i fikën videon brenda komisariatit. Budina tregon eksperiencën personale brenda dyerve të Policisë duke theksuar se të godasin me automatik, ‘përdhunojnë’ në kuptimin publik dhe tallen për kurajon.

 

‘’Para se të bënim këtë, ishin disa civilë që prisnin kulturë nga ne. Çfarë nuk kemi bërë për t;iu dhënë juve kulturë, dashuri, shpresë, dhe në këmbim ne vimë në komisariat. Ne nuk jemi qenie të mbinatyrshme, që me një të rënë i zgjidhim të gjitha. Problemi është se ne besuam tek ajo, ashtu siç besuam ne duhet edhe ju tek vetja, që mos lejojmë një shtet të tillë të veprojë e të na zhdukë lirinë,

Miqtë tanë donin të futeshin në pedonale, këta i arrestuan dhe goditën. Do shkojnë përpara ligjit të gjithë ata policë që ka vënë dorë mbi ata njerëz. Do shkojnë në burg sepse lirinë time nuk ia fal askujt.

Me paturpësinë më të madhe, se këta që fillojnë punën në komisariate janë militantë edhe nuk e dinë se cili është ligji. Ja kanë fikur videon brenda disa prej nesh. Çfarë bënë ata. Duhet të dalin para ligjit.

Për rrogën tënde unë futem në burg zoti polic. Jo nuk futem. Ata njerëz të heqin atë pedonale. Kam qenë vetë brenda, veçse të godasin me automatik, të përdhunojnë në kuptimin pubik, kanë kurajon edhe të tallen. ‘’- tha Budina.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb