PSG nuk fal dhe e nis sezonin e Ligue 1, aty ku e përfundoi të kaluarin. Kampionët e Francës mundën 0-5 Clermont, pastër, në ndeshjen që u zhvillua në Stade Gabriel Montpied.

Trajneri i parisienëve, Galtier kishte preferuar që të mos kursehej, duke luajtur me yjet në fushë. Në minutën e nëntë, Messi tregon edhe një herë se mbetet një nga më të mirët e botës, me assistin e dhënë për Neymar.

Braziliani Neymar, me njërin vesh në merkato, do rrëmbente sërish skenën në minutën e 26-të dhe 38-të, por këtë herë për të dhënë pasimin e fundit ndaj Hakimit dhe Marquinhos.

Në pjesën e dytë nevojitej thjeshtë një menaxhim rezultati, por O’Ney duket se e kishte ndarë mendjen që të mos ndalej me aq sonte, pasi në fund jep assist për Messin. Yll argjentinas konfirmon se është në një natë magjike, me golin e 0-5 (86′)

Sfida e radhës për PSG është ndaj Montpellier në Parc de Princes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: