Goli i Theo Hernandez ndaj Atalantës në javën e parafundit të kampionatit është shpallur goli më i bukur i sezonit në Serie A. Mbrojtësi francez ecën mjaft mirë me topin dhe në fund finalizoi në mënyrën e duhur.

Të shumtë ishin golat që garonin për këtë çmim, por në fund, triumfoi ai i Theos. Pikërisht ajo “rrjetë” motivoi në maksimum kuqezinjtë në fundin e edicionit futbollistik, duke çliruar tifozët dhe duke hapur kështu rrugën drejt suksesit të parë pas disa vitesh mungesë. 24 vjeçari ka shënuar 5 gola në sezonin që lamë pas, por me siguri jo vetëm më i bukuri, por më i rëndësishmi ishte ai ndaj Atalantës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: