Cristian Shpendi nuk ndalet. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e radhës me fanellën e Cesenas.
Shpendi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në sfidën ndaj Frosinone, por me goditjen e parë dështoi të shënonte, ndërsa me tentativën e dytë, ai u tregua i saktë.
Për Shpendin ky është goli i 10-të, në 14 ndeshje të luajtura në Serie B. Me këtë formë, nuk do jetë e largët dita kur 21-vjeçari mund të veshë fanellën e ndonjë skuadre të madhe.
(J.S/BalkanWeb)