Vijojnë përplasjet dhe tensionet në Sri Lanka. Në orët e para të ditës së sotme, forcat e sigurisë kanë bastisur kampin, ku qëndronin protestuesit anti-qeverisë në kryeqytet.

Qindra trupa ushtarakë dhe komando policie sulmuan kampin duke arrestuar protestuesit dhe duke çmontuar çadrat.

Një gazetar i BBC-së u dhunua nga ushtria dhe një ushtarak i mori me forcë telefonin duke i fshirë videot, informon media prestigjioze.

Nëntë persona, mes të cilëve dy të plagosur janë arrestuar nga policia.

Sulmi ndaj protestuesve vjen një ditë pas ish-kryeministri Ranil Wickremesinghe u betua si president të enjten, pasi ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u arratis nga vendi javën e kaluar.

Protestuesit kanë kërkuar largimin e tij, por Wickremesinghe është zotuar për veprime të ashpra kundër demonstruesve.

Dinesh Gunawardena, një politikan i konsideruar si besnik i Rajapaksës, bëri betimin si kryeministër i ri të premten, duke marrë postin e mëparshëm të Wickremesinghe.

Qytetarët janë ngritur në protesta në Sri Lanka për shkak të një krize ekonomike dhe shumë fajësojnë ish-qeverinë për keqpërdorimin e financave të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: