Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë është plagosur shoferi, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake, mendohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.06.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: