MALLAKASTER- Shpërthimi në uzinën e naftës në Ballsh që la pas 1 të vdekur dhe 5 të plagosur nuk ishte i vetmi mbrëmjen e djeshme.

Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se mbrëmë ka shpërthyer edhe një pus nafte në Drenovë të Mallakastrës, duke alarmuar banorët e zonës.

Nga shpërthimi i fuqishëm, sasi të mëdha gazi dhe nafte kanë vërshuar jashtë, siç mund të shihni edhe në pamjet e siguruara.

Situata është ende jashtë kontrollit, pasi edhe zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të rrezikshmërisë së lartë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: