Të paktën 27 persona kanë humbur jetën, pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë në Japoni.

Autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Të gjithë personat që dyshohet se kanë vdekur duket se kanë qenë në një klinikë kur ka ndodhur zjarri.

Dhjetëra zjarrfikës janë angazhuar për të shpëtuar personat e bllokuar brenda godinës, ndërsa zjarri  është mundur që të shuhej pas rreth 30 minutash.

Vitin e kaluar, Japonia pa një nga incidentet e saj më të rënda të viktimave masive që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi një burrë i vuri zjarrin një studio filmi në Kioto në vitin 2019, duke vrarë 36 njerëz.

 


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: